Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”
Një delegacion shqiptar, nisi dje serinë e takimeve “Albanian Startups Diaspora Roadshow” – Aty ku kapitali takon inovacionin”, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Gjermani, në datat 18- 22 Maj. Sartup-et shqiptare, nën ombrellën “Albania Future Now”, kanë dëshmuar në arena të rëndësishme globale, sukseset e para jo vetëm individuale të tyre por edhe të asaj që tashmë njihet si një ekosistem i tërë, që po e përfshin Shqipërinë, gjithnjë e më qartë, në hartën rajonale të inovacionit. Ky progres po vjen edhe falë ndërlidhjes së domosdoshme mes kapitalit njerëzor, me vizion e ide të guximshme dhe sistemeve, institucioneve, organizatave e programeve mbështetëse e promovuese për këtë kapital, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Ky është dhe qëllimi i këtyre takimeve: promovimi i ekosistemit...
Burimi:
javanews.al