Sot mot i kthjellët dhe reshje të izoluara në zonat malore
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet i kthjellët, me alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje, sidomos nga mesdita deri në orët e pasdites. Në jug të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në lindje e juglindje priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet do të ndërpriten gradualisht pas orëve të pasdites. Era do të fryjë nga verilindja – veriperëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s. Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 1–3 ballë në Adriatik dhe Jon. Në përgjithësi, e hëna do të sjellë një mot të qetë dhe me diell, me episode të shkurtra reshjesh vetëm në...
Burimi:
javanews.al