Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’
Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet në internet në rritje, që lidhen me përdorimin e të dhënave personale dhe bankare për të kryer veprime në internet. Spiro Brumbulli, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së bankave, shprehet: “Nëse ndjek linqet e sugjeruara, ato të kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., si në një rast të vërtetë, por që paratë shkojnë në llogaritë e tyre sepse lidhja është në një faqe të rremë. Transaksioni ndodh në një skemë mashtrimi duke i dërguar fondet në llogaritë e kontrolluara nga mashtruesi”. Në raste të tjera, qytetarët mashtrohen edhe nga mesazhe që tregojnë se për ta ka...
Burimi:
javanews.al