Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

Ministri i Mrojtjes Pirro Vengu ka shpërndarë në rrjetin social facebook pamje nga puna që vijon në Durrës për shkak të reshjeve intensive. Vengu thekson se të gjithë ekipet dhe emergjencat civile janë angazhuar për të përballuar dhe përmirësuar situatën. “Bashkë dhe gati në angazhimin e gjithë strukturës shtetërore në përballimin e situatës së krijuar nga rreshjet intensive te 48 orëve të fundit. Ekipet e bashkive, emergjencave civile lokale dhe Forcat e Armatosura do jenë aty deri në momentin e fundit të kësaj sfide që së bashku me rajonin ka prekur dhe Shqipërinë”, shkruan Pirro Vengu.