Sigurimet janë kontratë: parashikojnë të drejta dhe detyrime
Sigurimet kanë një mision: ato mbulojnë vetëm dëmet që ndodhin pas lidhjes së kontratës dhe pagesës së primit. Ato nuk mund të mbulojnë ngjarje që kanë ndodhur më parë, as dëme të krijuara përpara momentit të sigurimit. Sigurimi është një marrëveshje dhe si e tillë ka detyrimet për palët, të siguruarin dhe siguruesin . Në thelb, sigurimet rikuperojnë financiarisht dëmet sipas kushteve të kontratës, gjithmonë në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e Autoritetit të Mbikëqyrjes. Koha thelbësore Koha në sigurim është thelbësore. Prandaj është shumë e rëndësishme që sigurimi të fillojë në kohën e duhur: sapo blejmë një makinë, sapo blejmë një apartament, sapo ndërtojmë një shtëpi apo një fabrikë. Për sigurimet duhet menduar në moshë të re, veçanërisht për sigurimet e jetës dhe të...
Burimi:
sot.com.al