Shqiptarët, ndër tre grupet kryesore që marrin shtetësi në BE/ 48 mijë shqiptarë fituan shtetësi evropiane në vitin 2024
Shqiptarët renditen ndër grupet më të mëdha që kanë marrë shtetësi në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, rreth 48 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë e një vendi të BE-së gjatë vitit të kaluar, duke u renditur të tretët pas sirianëve dhe marokenëve. Raporti tregon se vendet e Bashkimit Evropian dhanë shtetësi për afro 1.2 milionë persona në vitin 2024, një rritje me 12% krahasuar me vitin 2023. Sirianët kryesojnë listën me 110 mijë shtetësi të fituara, të ndjekur nga marokenët me 97 mijë, ndërsa shqiptarët zënë vendin e tretë me 48 mijë shtetësi të marra në vendet e BE-së. Eurostat thekson se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht ndër komunitetet kryesore që përfitojnë shtetësi europiane...
Burimi:
javanews.al