Shiu bllokon autostradën Tiranë-Durrës, apeli i Policisë Rrugore: Si do devijohet lëvizja e makinave
Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes në rrugë pas përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë hyrjes së qytetit bregdetar, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes çka e bën të pamundur qarkullimin normal të makinave. Për këtë arsye për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të ketë një devijim të lëvizjes. •Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. •Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë. “Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve...
Burimi:
javanews.al