Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme (8 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar do të ketë në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu do të jetë në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug. Sipas SHMU-së, në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët...