Shi i dendur në Kukës, rënie gurësh në disa prej akseve nacionale

Shi i dendur në Kukës, rënie gurësh në disa prej akseve nacionale

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Qarku i Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga kushte të vështira atmosferike. Deri në orët e para të mëngjesit, në disa segmente të akseve rrugore nacionale janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, duke krijuar problematika të përkohshme në qarkullim. Subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa falë ndërhyrjeve të menjëhershme, të gjitha akset rrugore nacionale janë aktualisht të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar situata emergjente apo dëme të shkaktuara nga moti i keq. Furnizimi me energji elektrike në Qarkun Kukës kryhet normalisht, me përjashtim të 16 abonentëve në Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër, Bashkia Tropojë, ku vijon ndërprerja e energjisë. Ndërkohë, furnizimi...