Shi dhe vranësira gjatë gjithë ditës, përmirësim i përkohshëm pas mesditës

Shi dhe vranësira gjatë gjithë ditës, përmirësim i përkohshëm pas mesditës

Ditën e sotme (22 prill), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, me intensitet kryesisht të ulët. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme, ndërsa në zonat qendrore dhe lokalisht në jug priten reshje me intensitet deri mesatar, të shoqëruara hera-herës me shtrëngata afatshkurtra. Pas mesditës, reshjet do të tërhiqen gradualisht nga pjesa më e madhe e territorit, duke mbetur të pranishme kryesisht në zonat malore, me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara....