Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

Janari i këtij viti ka “dimëruar”, përmes reshjeve të shumta, si të shiut e të dëborës, por gjithashtu dhe për shkak të uljes së temperaturave. Pasojat kanë qenë të shumta, bllokime, përmbytje, si në vend por dhe botë. Sai përket situatës së motit, në lidhje të drejtpërdrejtë ishte Toger Enida Doçi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në emisionin e sotëm “Rudina” në Tv Klan. Fillimisht sqarohet se kthjellimet dhe vranësirat do të jenë prezente e në ditët në vijim të kësaj jave. Zona jugore në interval afatshkurtra kohore, parashikohet me reshje shiu me intensitet deri të lartë, në formën e stuhive., kryesisht në Gjirokastër, Tepelenë, si dhe Sarandë. Në relievet malore të larta në verilindje dhe juglindje, por në lartësitë 700-900 metra, po ashtu në zonën...