“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

Bota e medias dhe e letrave shqipe është në zi, pas lajmit të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares, poetes dhe shkrimtares së njohur, Rezarta Reçi. E njohur për publikun e gjerë jo vetëm përmes zërit të saj në valët e Radio Trianës, por edhe për ndjeshmërinë e lartë artistike në krijimtarinë letrare, Reçi mbylli sytë përgjithmonë në moshën 64-vjeçare duke lënë pas trishtim por edhe një trashëgimi të vyer. Në valët e Radio Tiranës, aty ku zëri i saj u bë shtëpi për mijëra dëgjues, kolegët e kujtojnë me lot në sy. Për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, Ermenita Stafa, kryeredaktore e Radio Tiranës, e përshkruan miken e saj si një ikonë të përkushtimit. ​ “Rezi ishte model i profesionalizmit...