Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit
Përfaqësues të industrisë së turizmit në Sarandë zhvilluan një takim konsultues për ecurinë e sezonit turistik, ku diskutuan mbi rezervimet, politikat e çmimeve, cilësinë e shërbimeve dhe sfidat me të cilat përballet sektori gjatë periudhës së verës. Duke përcjellë konkluzionet e takimit, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Cipa, tha se operatorët turistikë vlerësuan se tubimet masive gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin e vendit dhe, rrjedhimisht, në sektorin e turizmit. Sipas Cipës, sezoni po vijon në nivele të mira, ndërsa operatorët shkëmbyen informacione mbi problematikat e hasura në terren dhe masat për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve. Një nga çështjet e trajtuara gjatë takimit ishte edhe ndikimi që mund të kenë protestat dhe tubimet masive në perceptimin e...
Burimi:
javanews.al