Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025
Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba me një vlerë totale prej 64.5 milionë lekësh. Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend. Sektorët më problematikë, sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezultojnë ata me intensitet të lartë pune fizike dhe nivel më të ulët formalizimi të proceseve, si ndërtimi, industria përpunuese dhe një pjesë e shërbimeve. Në këto aktivitete, shkeljet lidhen kryesisht...
Burimi:
javanews.al