Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA
Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për të gjithë individët që kanë detyrimin për ta plotësuar, por edhe për ata që kërkojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve. Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.. Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve. Për të gjithë ata individë që e plotësojnë për herë të parë deklaratën vjetore të të ardhurave, lehtësisht mund të hyjnë nëpërmjet faqes së tatimeve në linkun e-Shërbime te rubrika për individët, duke futur të dhënat...
Burimi:
javanews.al