Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në të gjithë qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ku sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Gjadrit, vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë rreth 29 mm shi. Situata më kritike paraqitet në Bashkinë e Kurbinit, ku rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, një familje në Fushë-Mamurras, pranë hidrovorit të Drojës, ka kërkuar ndërhyrje urgjente pasi ishte rrethuar plotësisht nga uji. Shërbimet bashkiake u kanë ardhur në ndihmë personave të izoluar, ndërkohë që probleme mbeten edhe në lagjen Sanxhak dhe në fshatin Gjorm, ku rreth gjashtë banesa të tjera janë gjithashtu nën rrethimin e ujit si pasojë e fryrjes së rrugës Laç-Mamurras. Shqetësimi kryesor për momentin mbetet çarja e...