Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike
Si pasojë e reshjeve të shiut, në Qarkun Korçë janë evidentuar disa problematika lokale, të cilat po menaxhohen nga strukturat përgjegjëse në terren. Në Bashkinë Pogradec, në fshatin Dardhas ka rrëshqitje të dherave në rrugë dhe po punohet për krijimin e një bypass-i për komunitetin, shkruan A2 CNN. Lumi i Starovës ka dalë në të dy anët e rrugës dhe situata po monitorohet. Lumi i Verdovës ka prurje të shumta, por deri në këto momente nuk ka dalje nga shtrati. Në Bashkinë Korçë, në fshatrat Çiflig dhe Shamoll është evidentuar prezencë uji pranë disa banesave, por niveli është në rënie dhe nuk paraqet rrezik. Rruga për në fshatin Denas është aktualisht e pakalueshme nga prurjet e përroit dhe do të ndërhyet në momentin e rënies...