Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat
Numri i pasagjerëve që do të përpunohen këtë vit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pritet të tejkalojë shifrën e vitit 2025. Autoriteti i Aviacionit Civil parashikon që deri në dhjetor, numri i pasagjetrëve të arrijë në 13.5 milionë, duke shënuar kështu një rekord të ri lëvizjesh. “Aeroporti i Rinasit çdo vit proceson më shumë pasagjerë dhe mjete ajrore. Këtë vit nga janari deri tani, kemi një rritje me 13% të numrit të fluturimeve. Por duke marrë vetëm sezonin veror, nga java e fundit e marsit deri tani, kemi rritje me 24%. Do të thotë që vera këtë vit është edhe më e ngarkuar se vera e vjetshme”, tha Maksim Et’hemaj, nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Edhe pse pasagjerët shtohen, një udhëtar nuk duhet të vonohet...
Burimi:
javanews.al