Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?
Sa nxënës ka për çdo mësues në gjimnazet shqiptare? Ky është një tregues që pasqyron jo vetëm sa të mbushura janë klasat, por edhe sa mbështetje mund të marrë çdo nxënës gjatë procesit mësimor. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se raporti mes nxënësve dhe mësuesve ndryshon ndjeshëm nga një qark në tjetrin dhe sipas llojit të arsimit. Tirana dhe Durrësi me klasat më të mbushura Në shkollat e mesme publike, qarqet më të mëdha kanë raportin më të lartë të nxënësve për mësues. Durrësi rezulton me rreth 14 nxënës për një mësues, ndërsa Tirana me rreth 13 nxënës për mësues. Edhe Elbasani dhe Fieri kanë një raport relativisht të lartë, me rreth 11-12 nxënës për mësues. Në të kundërt, qarqet më të vogla kanë klasa...
Burimi:
javanews.al