Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga kantieri i këndit “Dua të luaj” në qytetin e Elbasanit, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas kryeministrit, ky projekt synon të krijojë një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin, duke ofruar ambiente çlodhjeje dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat. “Mirëmëngjes  dhe me kantierin e këndit ‘Dua të luaj’, në Elbasan, një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.