Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

Mbi dy orë pritje për të kaluar në Greqi. Ky është realiteti i përditshëm i shqiptarëve apo emigrantëve të cilët duan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Sipas tyre, çdo ditë detyrohen të presin për me tepër se dy orë në tokën neutrale pasi policët e kufirit grek punojnë me sportele të reduktuara, ndërsa vështirëson kalimin në kohë edhe sistemi i ri i aplikuar për vendet Schengen. Këto pamje vijnë nga dita e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku radha afrohet deri në doganën shqiptare ndërsa pala greke punon vetëm me një sportel. Ka patur herë pas here takime të njëpasnjëshme lidhur me këtë problem, por ende nuk ka një zgjidhje. Deri atëherë, emigrantët shqiptarë në Greqi apo dhe shqiptarët që shkojnë...