Protestuesit ‘mësyjnë’ brenda Universitetit Politeknik, tensione me policinë për banderolën e shpalosur në fasadë
Kjo e hënë, 29 qershor, shënon ditën e 30-të të protestës qytetare në Tiranë. Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët kanë dalë çdo ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e më pas kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit. Duhet theksuar se më 4 korrik është thirrur një protestë mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen e diasporës. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit janë futur sot në ambientet e brendshme të Universitetit të Politeknikut, ndërsa pati tensione me policinë lidhur me një banderolë. Vijojnë thirrjet për revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama. “Ju erdhi fundi, Shqipëria nuk është në shitje”, është banderola gjigante që studentët kanë varur te godina e universitetit.
Burimi:
javanews.al