Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut. Postimi i plotë: Kush është fajtori?! Ka një çorbë prononcimesh në rastin e përmbytjeve, duke shfrytëzuar gjithë talentin e bojatisjes me bojë të kujtdo për situatat që vijnë herë pas here! Por kush është fajtori? Jam unë? Po, jam! Është një tjetër? Po, është! Jemi ne? Po, jeni të gjithë! Por ka një radhë kjo punë, si për çdo gjë! E para është krimi i batërdise së urbanizimit pa pikë kriteri të pas ’92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bënë që të dynden në fusha me ndërtime mbi kolektorë,...