Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit. Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani. Mungesa e infrasktrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin në hyrje-dalje përveç vizitave të familjarëve, janë disa nga shkaqet e trafikut të rënduar.