Normalizohet furnizimi me ujë në Vlorë, Bashallari: Është brenda parametrave pas analizave fiziko-kimike

Normalizohet furnizimi me ujë në Vlorë, Bashallari: Është brenda parametrave pas analizave fiziko-kimike

Pas gati një jave, situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Vlore po shkon drejt normalizimit të plote. Autoritet e Kujdesit Shëndetësor konfirmojnë se pas analizave fiziko-kimike, uji është brenda parametrave të lejuar, ndërsa pritet edhe përgjigjja e analizave mikrobiologjike. Analizat e kryera deri më tani nga ekspertët e epidemiologjisë në Vlorë kanë dhënë dritën jeshile për cilësinë e ujit të pijshëm. Sipas Shefit të Epidemiologjisë, Agron Bashllari, të gjithë treguesit fiziko-kimikë kanë rezultuar brenda standardeve të kërkuara. Aktualisht, laboratorët po përpunojnë kampionet për analizat mikrobiologjike, të cilat do të vulosin përfundimisht sigurinë e plotë të ujit për konsumatorët. Pavarësisht kësaj pritjeje, institucionet konfirmojnë se situata është tërësisht normale dhe pa rreziqe për shëndetin e popullatës. “Analizat fiziko-kimike janë në rregull, ndërsa pritet përfundimi...