Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon me kontrollet në kantiere ndërtimi në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit më të fundit zyrtar, mësohet se janë ndëshkuar me gjoba dhe vendime për pezullim punimesh plot 65 subjekte. Kjo, si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë inspektimeve. Në Tiranë janë verifikuar gjithsej 219 objekte ndërtimi, nga të cilat 41 janë me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe 178 me leje nga njësitë vendore. Pas rikontrollit, në 45 kantiere janë konstatuar mungesa të masave të sigurisë, duke sjellë masa administrative dhe pezullim punimesh. Në zonën e Golemit, janë inspektuar 73 subjekte ndërtimi. Pas verifikimeve, 8 prej tyre janë ndëshkuar me gjobë dhe pezullim punimesh për shkelje të konstatuara. Kontrollet janë shtrirë edhe në jug të...
Burimi:
javanews.al