Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë
Një tjetër rrugë është rikonstruktuar në Tiranë. Bëhet fjalë për rrugën “Ramazan Shushku”, e cila ndodhet në afërsi me Unazën e Madhe, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative nr. 1. Gjatë inspektimit, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ndërhyrja ka avancuar me shpejtësi dhe se tashmë banorët e kësaj zone do të kenë të njëjtin standard infrastrukture si pjesa tjetër e qytetit. “Kjo është një ndër ato rrugë në të cilat për shkak të shmangies së shpronësimit ka ecur me të vërtetë shumë shpejt. Bëhet fjalë për një zonë e cila nuk ka pasur asnjë lloj infrastrukture urbane apo publike dhe jo vetëm që tani e ka, por është e lidhur edhe me Unazën e Madhe dhe do të vijojë të...
Burimi:
javanews.al