Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Mynyri këtë të diel, 17 maj, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani ka sjellë në një ballafaqim motrën e tij, Saqine. Ai e akuzon si mashtruese pasi ka firmosur për shitjen e një trualli, pasuri të familjes, të cilën e ka blerë Bajram Bregasi. Teksa Eni Çobani i tregon fotokopjen e hipotekës, në të cilën rezulton se Bajram Bregasi është pronar i tokës, Mynyri i acaruar ia rrëmben nga dora dhe e gris. Ai nuk e merr të mirëqenë si hipotekë, por si një paçavure. Teksa akuzon Bajram Bregasin si mashtrues dhe zaptues. Eni Çobani: Zoti Bajram Bregasi që thoni ju, ju lutem, që ta kuptojmë është pronar. Mynyri: Si është pronar ai?! Eni Çobani: Ta shikojë edhe kamera këtu (hipotekën) është pronar, që ti...