Moti për sot, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat në të gjithë vendin

Moti për sot, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat në të gjithë vendin

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, më të theksuara në zonat malore. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe lokale shiu kryesisht në veri dhe lindje të territorit, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë intervale me diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-3 ballë.