Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)
Ka dalë nga shtrati përroi i Ficos në Gjirokastër duke mbuluar të gjithë qytetin me ujë. Një pjesë e qytetit dhe disa fshatra mbeten pa energji elektrike. Shumë dyqane dhe shtëpi janë nën ujë, ndërsa korrespondentja Entjola Budo raporton se kanë dalë nga shtrati të gjithë përrenjtë dhe Liqeni i Viroit. Lagjja ’18 shtatori’ është komplet nën pushtetin e ujit, të përmbytura banesa dhe biznese.








