Moti i keq në vend, ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7

Moti i keq në vend, ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në territorin e vendit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës reshjet kanë vazhduar në të gjithë vendin, me intensitet më të lartë në juglindje, ndërsa në veri kanë pushuar në orët e para të mëngjesit. Reshje dëbore janë regjistruar në segmentet Bogë–Theth dhe Qafë Mali–Fierzë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. ARRSH bën të ditur se disa akse rrugore kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës, ndërsa kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e tyre. “Në rajonin verior, vështirësi janë evidentuar në segmentet Bajram Curri–Valbonë, Dushaj–Lekbibaj, Sopot–Kam, Qafë Mali–Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen–Shpal, Shpal–Fushë Arrëz, Hani...