Moti i keq, Bashkia e Lezhës njoftim për qytetarët: Situata pritet të rëndohet
Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata pritet të rendohet. “U kërkojmë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 367 8727”, njoftoi bashkia. Bashkia njofton se është në gatishmëri dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët. Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shumta edhe Lumi Drin është fryrë në maksimum në Lezhë.
Burimi:
javanews.al