Mot me diell në të gjithë vendin, rriten lehtë temperaturat
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht të përqendruara në zonat malore në lindje gjatë orëve të mesditës deri në pasdite. Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Sa i përket zonave detare, detet Adriatik dhe Jon do të paraqiten relativisht të qeta, me valëzim të ulët të forcës 1 deri në 3 ballë, çka pritet të favorizojë lundrimin dhe aktivitetet bregdetare.
Burimi:
javanews.al