Ligji i ri hap rrugën për matësit inteligjentë, çfarë do të ndryshojë në faturën e energjisë
Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin e tyre dhe një plan të mundshëm zbatimi. Sipas nenit 91, instalimi i këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë. Fillimisht do të kryhet një analizë e plotë për të parë nëse kostot e projektit justifikohen nga përfitimet që sjell. Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të vlerësojë nëse investimi është ekonomikisht i leverdishëm për t’u zbatuar në shkallë të gjerë. Nëse kjo analizë rezulton pozitive, do të nisë një plan i detajuar 10-vjeçar për vendosjen e matësve inteligjentë në të gjithë vendin. Synimi është që të paktën...
Burimi:
javanews.al