Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit. Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën e heshtur të Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, e diel më 17 maj 2026, të dy Primatët bashkëmeshuan në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu). Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir. Fortlumturia ynë, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome.