Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen
Situata e përmbytjeve dhe dëmeve në bujqësi lidhet drejtpërdrejt me mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, të cilat sipas ekspertit Ilir Pilku, nuk po pastrohen në mënyrë efektive për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme teknike dhe menaxheriale. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thekson se rreth 80% e kanaleve kulluese janë në administrimin e pushtetit vendor. Duke ia faturuar përgjegjësinë bashkive, ai thotë se shumica e tyre sikurse ka deklaruar edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk kanë vizion dhe plane menaxhimi. “80% e kanaleve kulluese janë në administrimin e pushtetit lokal. Mos të bëjnë justifikime në media se janë totalisht në buxhetin e tyre. Sesa kanë qenë të aftë të ndërtojnë plane zhvillimi kjo vlen për...