Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)
Për të gjithë prindërit të cilët duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre në arsimin parashkollor, afati kohor po afrohet. Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Tiranë, ishte e ftuar këtë të hënë, 18 maj, në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, ku dhe ndau më shumë informacione mbi procesin e regjistrimit. Nga sot, e për dy javët në vazhdim, prindërit e fëmijëve të cilët janë në një çerdhe, do t’u duhet të plotësojnë një formular lidhur me kopshtin ku duan të regjistrojnë të vegjlit e tyre, sipas ndarjeve përkatëse të njësive. Pas plotësimit të këtij formulari, prindërit i kanë të regjistruar fëmijët e tyre në kopsht. “Fillimisht, duke filluar nga data 18 që është sot, për dy javë të gjithë prindërit, fëmijët e...
Burimi:
javanews.al