“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

Korça po përmendet gjithnjë e më shpesh si një nga destinacionet më ekonomike dhe të pazbuluara për pushime në rajonin e Mesdheut gjatë vitit 2026, falë kombinimit të trashëgimisë historike, mikpritjes dhe kostove të ulëta, shkruan Robert Isenberg në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Islands”. Mjafton një shëtitje në Korçë për të dalluar tiparet e një qyteti klasik mesdhetar: rrugë me kalldrëm, çati me tjegulla dhe lagje të vjetra me rrugica të ngushta. Gjatë muajve të ngrohtë, banorët mblidhen në sheshe dhe shijojnë kafen nën hijen e çadrave, ndërsa në horizont shtrihen kodra me ngjyrë bronzi. Pamja mund të të kujtojë rajone si Andaluzia, Toskana apo Thesali, por Korça ndodhet në Shqipëri, një nga vendet më të përballueshme për turistët në...