“Ishte e jashtëzakonshme!”, Laert Vasili rrëfen emocionet e protestës së studentëve në Shkup për gjuhën shqipe
Aktor Laert Vasili ishte një ndër shqiptarët e shumtë të nisur nga Tirana për të marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë të Jurisprudencës që kërkojnë mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe. Gjatë një intervistë me Report TV, Vasili ndau emocionet e pjesëmarrjes në këtë protestë, që ai e përshkroi si të jashtëzakonshme. “Sapo isha në protestë në qendër të Shkupit të Nënë Terezës. Po mundohen të mohojnë gjuhën e Nënë Terezës. Gjendja ishte shumë emocionale sepse studentë nga të gjitha viset e Shqiptarisë ishin të mbledhur këtu për të protestuar për gjuhën amtare, për një të drejtë që ligji dhe Marrëveshja e Ohrit e kanë konfirmuar. Di që në kufi janë ndaluar shumë automjete për të ardhur drejt Shkupit. Unë jam nisur që pa...
Burimi:
javanews.al