I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri
Shqipëria ka hyrë në muajin e parë të dimrit, por kushtet atmosferike mbeten larg tipareve klasike të stinës së ftohtë. Në një intervistë për “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, metereologia Rezarta Xhakollari, tha dimri astronomik nis më 21 dhjetor, ditën e solsticit, që shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. “Sapo kemi hyrë në muajin e parë të dimrit. Dimri astronomik nis tani më 21 dhjetor, solstici, që është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Më 21 dhjetor nis dimri parimisht dhe praktikisht, le të themi, pasi jemi në dimër meteorologjik. Ky do të jetë një dimër i butë dhe me temperatura të larta mbi normën dhe vazhdon të jetë i tillë”, –...