Historia fymëzuese e mësuesit, humbi jetën nga infarkti, udhëtonte kilometra në këmbë për tre nxënës
Mësuesi Alban Bejleri që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një infarkti, ka lënë pas një histori të rrallë përkushtimi ndaj arsimit në zonat e thella të Maliqit. Ai kishte dhënë mësim për tre nxënës të shkollës së Marjanit, një zonë e vështirë për t’u arritur, ku çdo ditë përshkonte me orë të tëra rrugë në këmbë për të mos i lënë fëmijët pa mësim. Miku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi, tregon se Bejleri ishte një mësues model dhe një njeri i përkushtuar.“E kam njohur prej vitesh. Ka punuar fillimisht në gjimnazin e Bilishtit dhe më pas në fshatra të thellë si Mjaltëzi dhe Marjani, ku kishte vetëm pak nxënës. E kam shoqëruar vetë. Në Mjaltëz ecte deri në 6 orë,...
Burimi:
javanews.al