FOTO/ Me pankarta dhe thirrje për revoltë: Protesta e grave në Tiranë për 8 Mars
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, qindra vajza, gra dhe aktivistë u mblodhën në Tiranë për të protestuar dhe për të ngritur zërin kundër pabarazisë, dhunës dhe padrejtësive me të cilat përballen gratë në shoqëri. Me pankarta në duar dhe thirrjen “Revoltohu motër!”, ata marshuan në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar barazi dhe siguri për gratë dhe vajzat. Kjo galeri fotografike sjell momentet më domethënëse nga protesta dhe energjinë e zërave që kërkojnë ndryshim.
Burimi:
javanews.al