Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë intensifikuar masat dhe janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si edhe anasjelltas. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar. Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, që kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur ngarkesën e lartë të trafikut dhe vonesat në...