Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë
Ish prefekti i Vlorës Plator Nesturi komentoi për ‘Real Story’ situatën me reshjet dhe përmbytjet në vendin tonë, duke krahasuar reshjet e nëntorit me të tanishmet. Nesturi nënvizoi se fenomeni i “taposjes” po mban ujin në vend, por niveli pritet të ulet gradualisht. Ish -prefekt i Vlorës deklaroi se 13 banesat në shtratin e lumit në Novoselë janë të rrezikuara dhe çdo përmbytje e ardhshme do të sjellë dëme të përsëritura. Ai theksoi se ndërtesat janë të reja dhe të legalizuara, ndërsa shteti ka përgjegjësi të dyfishtë për dëmshpërblimin. “Gjatë muajit nëntor, niveli i prurjeve ka qenë më i lartë se tani. Era fryn me forcë nga perëndimi, duke shkaktuar efektin e “taposjes”, ku uji grumbullohet dhe bën që prurjet të lëvizin ngadalë drejt lumenjve....