Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

Sezoni i pushimeve verore në Europë po udhëhiqet nga një rritje e hovshme e fluturimeve afatshkurta dhe një interes gjithnjë e më i madh për turizmin rural dhe vendet më pak të eksploruara. Sipas një analize të Euronews Germany, bazuar në rezervimet në paltformën Airbnb për periudhën janar – mars, të dhënat tregojnë se në Gjermani dhe Francë më shumë se gjysma e pushuesve kanë zgjedhur fshatin, malin ose zonat bregdetare përpara metropoleve të mëdha. Sipas këtij artikulli, ndër destinacionet që po shënojnë rritje të jashtëzakonshme këtë vit është edhe Shqipëria, ku qyteti i Vlorës ka pothuajse dyfishuar popullaritetin e tij që nga viti 2023. Po ashtu, sëbashku me Shqipërinë, renditet rajoni i Trentino-Alto Adige në Itali, fshatrat idilikë të Normandisë në Francë dhe ishulli...