Dita e sotme me vranësira kalimtare. Rikthehen reshjet e shiut, ja zonat që do preken gjatë pasdites
Ditën e sotme (11 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës. Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përfshijnë pjesën më të madhe të territorit duke nisur fillimisht nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër...
Burimi:
javanews.al