Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin
Ditën e sotme (17 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite. Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al