Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Paraditja do të karakterizohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës dhe gjatë pasdites priten kthjellime të shoqëruara me vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm. Temperaturat do të mbeten të larta, duke bërë që dita të jetë e nxehtë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1–3 ballë.