Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Sociologia Eva Sinanaj, e ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e ka cilësuar alarmante gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, pas publikimit të videos në Fier, ku tre adoleshente dhunojnë bashkëmoshataren e tyre. Sinanaj tha se kjo video tregoi se ato vajza kanë humbur diçka nga njerëzorja e tyre, ndërsa shtoi se sot të rinjtë nuk e njohin empatinë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Eva, çfarë ndodh në psikologjinë e këtyre të miturve? Sinanaj: Dhuna është në grup në këtë rast dhe tregon një mungesë të theksuar të empatisë te bashkëmoshataret. Ne, në shoqërinë shqiptare, e përmendim shpesh këtë pjesën e empatisë, por duket sikur thjesht e përmendim. Borakaj: Është më pak empatik ky brez i ri? Sinanaj: Nuk e dinë...