Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

Bashkia e Tiranës prej 20 prillit ka çelur thirrjen e aplikimit për kreditë e buta dhe kjo fazë e parë përfundon më 19 maj të këtij viti. Drejtori i Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve për Qytetarin në bashkinë e Tiranës, Dritan Dango i ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” bëri të qartë për qytetarët se faza e parë do të kryehet në mënyrë elektronike përmes e-Albania. Ai sqaroi më tej disa nga kriteret që do duhet të plotësojnë qytetarët për të përfituar kreditë e buta, duke nënvizuar se: aplikantët do duhet të jenë mbi moshën 18-vjeç, të kenë sigurime shoqërore, një pagë e cila nuk e kalon kufirin e të ardhurave sipas planit social, etj,. Dango theksoi se të drejtën e aplikimit e kanë të gjithë qytetarët nga...